Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit ka bërë një kërkesë për kryeministrin Rama.
Kryetarja e grupit demokrat i ka kërkuar kryeministrit të vendit që të ndryshohet sistemin zgjedhor.
“Unë dhe grupi kemi një kërkesë, duam të ndryshojmë sistemin, ju nuk jeni dakord dhe unë e kuptoj hallin tuaj, por rekomandimet e OSBE/ODIHR kanë qenë pjesërisht të plotësuar dhe jo plotësisht ka hapësira aty për përmirësime.
Fundin e reformës ta kurorëzojmë me ndryshimin e sistemit, duam diskutim të hapur publik me gjithë aktoret e tjera, unë dhe grupi i PD është dakord që të shqyrtojmë si sistemin maxhoritar të pastër duke kaluar tek ai proporcional me listat e hapura.”, u shpreh Hajdari.