Truri i tre grabitjeve spektakolare të bankave, kush ishin bashkëpunëtorët e Admir Muratajt (EMRAT)

0
320

Admir Murataj, i cili u vra pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, rezulton i shpallur në kërkim autoritetet shqiptare. Në pretencën e Prokurorisë dhënë më 18 janar të këtij viti për bandën e akuzuar për tri grabitje të bujshme të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas.

Prokurori i çështjes në total kërkoi 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj. Ngjarja e parë për të cilën akuzohet grupi, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.

Ngjarja e tretë për të cilën akuzohen të pandehurit ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë privatë, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera. Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura. Kartëmonedhat ishin groposur në tenxhere, por edhe ishin fshehur në mënyrë origjinale në vende të tjera, duke u futur me qese në frigorifer.

Anëtarët e bandës:

1-Dash Kupa 20 vjet burg

2- Ernest Kupa 19 vite e 8 muaj burg

3- Neim Avdyli 20 vjet burg

4- Ditjon Memlika 5 vjet e 8 muaj

5- Admir Cerpja 5 vjet e 8 muaj

6- Fatjon Xhyliu 16 vite burg

7- Dritan Sinani 16 vjet burg

8- Aleksander Murataj 24 vjet burg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here