Gazetarja Mira Kazhani nuk ishte vetëm në makinë në momentin e aksidentit të rëndë.
Mësohet se ajo shoqërohej nga mikesha e saj, moderatorja e njohur Anjeza Maja, e cila është bërë dëshmitare e kësaj ngjarje.
Mikeshat po ktheheshin nga qyteti i Durrësit drejt kryeqytetit, kur i riu ka tentuar të kalojë një krah të autostradës dhe i ka prerë rrugën automjetit. Për pasojë ai është aksidentuar rëndë nga makina me të cilën po lëvizte gazetarja.
Kazhani është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe aktualisht ndodhet në komisariatin numër 6 në Tiranë. Ndërkohë, 23-vjeçari është në spital në gjendje kome.(G.Shqip)
