Një vit pas vettingut, shefja e ONM-së vizitë dyditore në Tiranë, zbardhet axhenda

0
370

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera do të vizitojë TiranënGjatë vizitës së saj dyditore në Shqipëri, 4-5 prill, Ruiz Calavera do të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministren e Financave Anila Denaj, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Genoveva Ruiz Calavera, do të marrë pjesë në aktivitetin e prezantimit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Tiranë. Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, e financuar nga BE-ja, do të shërbejë si një platformë për shoqërinë civile në nivel kombëtar për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të saj, dialogun e politikave dhe përpjekjet për advokim për një mjedis që krijon mundësi. Ruiz Calavera do të kryesojë gjithashtu takimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi me shoqërinë civile mbi çështjet e të rinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here