Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ditën e sotme ka bërë një deklaratë të fortë në Komisionin e Ligjeve. Për sa i takon çështjeve që kanë të bëjnë me Vetingun apo me Reformën në Drejtësi, Xhafaj duket që mban qëndrim kundër me maxhorancën.
Edhe sot në Komisionin e Ligjeve ai ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka thënë se Oficerët Gjyqësorë janë sekserë të prokurorëve.
Debati i plotë:
Fatmir Xhafaj: Ta themi troç, oficerët e policisë gjyqësore në sanksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve, shërbejnë si sekserë të prokurorëve. Nga mënyra se si është organizuar, kanë shërbyer për të zgjidhur çështje të raportit mes prokurorëve dhe klientëve, më shumë sesa për hetime profesionale.
Spartak Braho: Ne vazhdojmë akoma t’i mbajmë të dy këmbët hapur dhe nuk përcaktoni realisht lidhur me funksionet konkrete dhe varësinë konkrete të funksioneve të oficerëve të policisë gjyqësore.
Alket Hyseni: Ky shqetësim nuk është pa baza dhe kolegët e kanë ngritur në grupin e punës. Me tagrat që kanë ka prokurori sot dhe me pavarësinë që ka, nëse e keqpërdor nuk ka ligj që do ta kornizojë veprimtarinë e tij.