Skema e grupit të fajdeve/ Sekuestrohen 500 mijë euro, mes të arrestuarve zyrtarë gjykate dhe policie (Emrat)

0
733

Një skemë fjadesh është zbuluar në Shkodër, ku në total janë përfshirë 22 persona, nga të cilët 11 janë arrestuar dhe 4 janë shpllur në kërkim.

Mes personave të arrestuar është edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Ndërsa janë përfshirë edhe noterja pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, Valbona Hajdari dhe efektivi i policisë Ergys Lohja, të cilët janë pezulluar nga detyra.

Prokuroria thotë se “dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar”.

Përvetësim pronash-Gjate hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.

22 persona të përshirë në këtë veprimtari-Si rrjedhoje e veprimeve te përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, të legjitimuar nga Gjykata, administrimit të akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja në veprimtari kriminale e 22 personave emrat e të cilëve u regjistruan si autorë të veprave penale të “Ushtrim pa licence i veprimtarisë bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim të krimit”.

11 të arrestuar, 4 në kërkim-Me miratim të gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, që janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyrën ish kancelar ne Gjykatën e Shkodrës); V. N; E. F,; E. Q; P. V.  Janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Sekuestrohen 500 mijë euro-Është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, kontroll i kryer me vendim të gjykatës. Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate  celulare etj.

Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here