Ç’po ndodh me familjen Hajdari? Djali i madh merr pjesë në protestën ku digjen mandatet, e motra nuk pranon

0
697

Familja Hajdari duket se nuk është në një mendje për çështjen e mandateve. Ndërsa motra, Rudina Hajdari nuk ka pranuar të dorëzojë mandatin, kanë dalë fotot ku tregon Kiri Hajdarin të pranishëm në protestat e PD për djegien e mandateve.

Por vëllai i saj Kiri Hajdari duket se është në një mendje me vendimin e Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar. Në protestën e zhvilluar para Parlamentit ku u bë edhe djegia e madanteve, ai ishte prezent, në mbështetje të aktit ekstrem dhe të pazakontë për politikën shqiptare, hap që motra e tij nuk e ka ndërmarrë akoma.

Vetë Rudina ka reaguar disa herë në rrjetet sociale, duke thënë se është duke u menduar, ndërkohë që ka treguar te ndërkombëtarët se nëse nuk e dorëzon mandatin, do ta përjashtojnë nga PD, një gjest denoncues nga ana e saj për Partinë ku bën pjesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here