CIA: Qytetarët e Fierit braktisën më 1951 mbledhjen e Liri Belishovës për gjyqësorin, ja si regjimi komunist bënte rekrutimet në ushtri

0
477

CIA ka dhënë të tjera detaje sa i takon situatës në vend gjatë regjimit komunist. Në një dokument të vitit 1951, tregohet se si Liri Belishova kishte shkuar në Fier për të zhvilluar një takim mbi sistemin gjyqësor, por shumica e pjesëmarrësve nuk ishin paraqitur. Po ashtu tregohen detaje dhe mbi mënyrën se si regjimi forcoi ushtrinë.

Lëvizjet

Në 1951 Liri Belishova shkoi në Fier për të mbajtur një fjalim në lidhje me gjykatat e popullit. Kur drejtuesit kuptuan se askush nuk do të shkonte në mbledhje, ata informuan punonjësit se do pushoheshin nëse nuk shkonin në takim. Fëmijët e shkollave gjithashtu u detyruan të merrnin pjesë. Në lidhje me takimin një punëtor i tha kolegut: “Nuk ke turp që i çon fëmijët në shkollë me këpucë druri?” Tjetri iu përgjigj: “E ke gabim, për të arritur socializmin, sipas urdhrave të partisë dhe Stalinit, unë duhet t’i heq këpucët, edhe kur janë prej druri”. Ibrahim Rushani, ish-rreshter artilerie në Durrës jep informacionin e mëposhtëm në lidhje me rekrutimin dhe trajtimin e ushtarëve. Të gjithë shqiptarët që mbushin 20 vjeç thirren për shërbimin ushtarak, pa dallim edhe në rast kur lënë familjen pa një mashkull për t’u kujdesur. Kur ata thirren nga zyra lokale e rekrutimit qëndrojnë atje për tre ditë dhe më pas dërgohen në njësi të tjera, sipas planit të mobilizimit të ministrisë së mbrojtjes. Rekrutët qëndrojnë rreth pesë ditë në njësi të përkohshme dhe gjatë kësaj kohe nuk kujdeset askush për akomodimin, por u japin vetëm nga një copë bukë. Elementët me biografi të mirë mbetet në qendrat e instruktimit. Ata që kanë qenë bij familjesh të pasura ose anti-komunistë, dërgohen qëllimisht në zona sa më të largëta ku të mos mund të takohen me të afërmit. Para nisjes për në njësitë e tyre ushtarët marrin uniformat. Elementët besnikë marrin uniforma të reja kurse ish-të pasurit i marrin të përdorura. Organizatat e partisë mbajnë shënim elementët e dyshimtë për t’i mbajtur në mbikëqyrje. Në çdo njësi rreth 35 për qind e ushtarëve i përkasin kësaj kategorie. Në gusht 1950 komanda e artilerisë bregdetare të Durrësit dërgoi 22 njerëz në batalionin e punës. Ibrahim Rushani deklaron se i shoqëroi këta ushtarë dhe gjatë rrugës kishte mundësi të fliste me ta. Ata shprehën pakënaqësinë e tyre, veçanërisht me Pandi Xhoxhin nga Korça të cilin e njihte dhe folën hapur. Ai tha se Sigurimi i kishte kërkuar që të bashkëpunonte për të spiunuar për shokët e tij, por ai kishte refuzuar dhe tani duhet të vuajë pasojat. Brigada bregdetare dërgonte 7-8 njerëz në batalionin e punës çdo muaj. Në korrik 1950 një ushtar nga Fieri, për arsye të pakënaqësisë ndaj regjimit i vuri zjarrin pyllit në ishullin e Sazanit me shpresën që të shpërthenin depot e municionit në ishull. Por zjarri u shua dhe ushtari përgjegjës u burgos. Në nëntor 1949 në Sazan, një grup i vogël ushtarësh formuan një rreth dhe nisën të shkruanin slogane kundër Enver Hoxhës dhe partisë. Këta elementë po organizoheshin me qëllim të eliminonin rojet dhe të arratiseshin drejt Italisë, por u zbuluan dhe u arrestuan. Iniciatori i kësaj ishte rreshter Prenk Ndue Gjergji nga Shkodra i cili mori burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët u dënuan nga 7 deri në 22 vjet burgim.

Ushtria

Në ushtri, trajtimi nuk është i njëjtë për të gjithë, veçanërisht doktorët komunistë nuk e vrasin mendjen për ushtarët që nuk janë anëtarë të partisë. Për shembull një rreshter u sëmur rëndë, por doktor Bilbili nuk u interesua fare për të dhe ushtari vdiq. Doktori shkon në familjet e oficerëve për të bërë vizita private dhe ka besimin e partisë, prandaj nuk e vret mendjen për detyrën. Duke qenë komunist, ai nuk ka fare ndjenja njerëzore. Ushtarët që nuk kanë njerëz që mund t’i ndihmojnë e kanë shumë të vështirë. Për shembull ushtari Rexhep Haruni nga një fshat i Fierit, i cili po shërbente në brigadën bregdetare në Durrës, la në shtëpi 6 anëtarë të familjes në gjendje të vështirë. E shoqja i shkroi se ishin detyruar të shisnin 2 qetë që kishin për të plotësuar taksat e shtetit dhe për të ushqyer fëmijët. Raste si këto ka me qindra e mijëra në Shqipëri. Përveç vuajtjeve morale e fizike, ushtarët kur lirohen u merren rrobat dhe duhet të shkojnë në shtëpi thuajse zhveshur e zbathur. Në dimrin e vitit 1950 disa ushtarë nga Elbasani u liruan nga shërbimi në Leskovik. Duke ecur për në shtëpi, në malin e Qarrës pranë Kolonjës, dy prej tyre vdiqën të shqyer nga ujqërit, dhe një tjetër vdiq nga moti i keq. Ushtarët gjithashtu duhet të marrin pjesë në kurse të përditshme politike që mbahen në çdo njësi, në të cilat ofendohen politikat anglo-amerikane dhe aktivitete e tjera të huaja.

Tetor 1953

Grupi prej pesë agjentësh Fig arriti në Athinë në 23 tetor pasi ishin detyruar të largoheshin nga Shqipëria në 19 dhe 21 tetor. Ata erdhën me moral të lartë por në gjendje të dobët fizike. Aktualisht po mbahen në zonën lokale deri në vlerësimin e operacionit të tyre. Agjenti Airborne ka pësuar një plagë plumbi në krah poshtë bërrylit, pa thyerje. Pritet të rikuperohet shpejt. Airuise ka pësuar një prerje në dorën e djathtë kur u detyrua të hidhen gjatë grackës. Ai ka gjithashtu probleme serioze me këmbën e djathtë e cila është carë dhe infektuar gjatë largimit. Edhe ai ka marrë pjekim dhe është drejt rikuperimit. Agjentët e tjerë kanë vetëm probleme me stomakun prej ushqimit të papërshtatshëm dhej po marrin mjekime. Agjenti Airbred nuk tregon shenja problemesh nga misioni. Kujtojmë se është fizikisht gjigant dhe i aftë të durojë shumë vështirësi.

Infiltrimi:

Grupi Fig kaloi kufirin në pikën N2513 natën e 7-8 shtatorit. Grupi nisi lëvizjen më 9 shtator, teksa të fshehur në një fushë misri u pikasën nga një dy burra të cilët u dorëzuan pa të shtëna armësh. Dy personat ishin Nise Koço Polena pronar i arës dhe Vasil Koço polena, roja i fshatit, grupi zhveshi Nisen dhe rrobat e tij i veshi agjenti Airborne, i cili shoqëroi Vasilin në detyrat e zakonshme të fushës. Pjesa tjetër e grupit pushoi. Rezultoi se dy personat ishin shumë bashkëpunues. Ata informuan grupin se javën e parë të gushtit ishte zhvilluar një betejë me armë mes forcave komuniste dhe reaksionarëve, por nuk dini mbi përfundimin e betejës apo të pjesëmarrësve. Më 11 shtator grupi lëvizi drejt Malit të Gorrës, ku kaloi, por nuk vuri re asgjë të veçantë. Ata qëndruan aty deri në ku u shlodhën dhe bënë planet për kontaktimin e miqve të tyre. Më 14 shtator agjentët e koduar Airëise dhe Airbred u ndanë nga grupi dhe shkuan në takimin me Rapush Agollin, i cili u dha ushqim dhe informacion të raportuar në radio në mesazhin e 3-të. Më 15 shtator dy agjentët u ribashkuan me grupin. Një ditë më vonë grupi kontaktoi me Elmas Ramanin, i cili i dha grupit ushqim dhe informacionin e raportit mbi “burgjet”. Më 18 shtator grupi la agjentin Airbrake në shtëpinë e Bektash Demir Zhbogi, pasi ishte sëmurë dhe nuk mund të qëndronte me grupin. Më 21 shtator grupi kontaktoi me Elmas Sokalarin dhe i kërkoi që të shkonte në Korçë për të mbledhur informacion e të merrte leje për shkuar në Tiranë. Ai e bëri këtë dhe autoritetet i thanë se për të qëndruar një kohë të shkurtër nuk kishte nevojë për leje, or vetëm nëse do të vendosej aty për të punuar. Më 22 shtator Fig kontaktoi me Dilaver Ali Zvarishti, i cili furnizoi grupin me ushqim dhe informacion. Zvarishti informoi se popullata në përgjithësi ishte shumë e demoralizuar. Burimi tha se nga maji deri në gusht të gjithë ishin bërë gati për veprim, për arsye se nuk ndodhi asgjë, njerëzit janë bërë hezitues. Për periudhën nga 22 shtatori deti në 11 tetor grupi ka shkatërruar shënimet prandaj nuk do të mbulohet me aktivitete e çdo dite. Grupi veproi në përgjithësi në zonën e Tresovës dhe rinovuan disa kontakte të vjetra nga operacioni i vitit 1952.

Janar 1950

Xhafer Deva ka dërguar Mentor Çokun në Turqi për të propaganduar mes shqiptarëve atje në favor të Devës. Deva e bën këtë për të hyrë në Komitetin Kombëtar Shqipëria e Lirë, duke treguar se ka shumicën e shqiptarëve pas vetes. Lideri kosovar i grupit u largua nga Athina më 15 prill për një turne në Egjipt, Siri e Turqi. Ai pritet të takojë ish-mbretin Zog në Egjipt dhe kosovarë shqiptarë të këtyre vendeve. Sipas raportimeve Deva është takuar me Zogun në Egjipt por rezultatet e takimit nuk bëhen të ditura. Subjektet Këlcyra, Markagjjoni, Zogu, Vërlaci, Ernest Koliqi, Kupi dhe të tjerë do të inkurajohen të formojnë një komitet të ri, mundësisht edhe me Hasan Dostin. Ish-ministri i Brendshëm gjatë kohës së pushtimit gjerman, erdhi në Stamboll më 1 shtator bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Dosti ka qenë gjithmonë pro-gjerman dhe thellësisht anti-komunist, dëshiron “Shqipërinë e Madhe” ku të përfshihet dhe Kosova. Abaz Kupi ka informuar shqiptarët e Romës se Deva do të përfshihet në Komitetin shqiptar të sponsorizuar nga SHBA. Linja e tij aktuale është të bëjë fushatë në Siri, Turqi e Egjipt për një parti të pavarur kosovare, ndërsa gjithashtu e prezanton veten si përfaqësuesin e vetëm të shqiptarëve të Kosovës në Komitetin Shqipëria e Lirë. Deva ka lindur në Mitrovicë, ka studiuar në Londër dhe flet anglisht e italisht. Ai ka vizituar Stambollin në fund të nëntorit, ku tentoi të rekrutonte 30 shqiptarë për t’i marrë me vete në Itali, por pa referencë nga Zogu ata nuk pranuan kështu që subjekti u kthye vetëm më 3 janar 1951. Ka qenë në kontakt me kreun e inteligjencës greke Mikolopulos, për t’u përpjekur të organizojë kosovarët në Greqi për infiltrime në veri të Shqipërisë. Deva ka sinjalizuar se kërkon të bashkohu shqiptarët e Kosovës me ndihmën e Kryeziut. Nënkupton se punon me amerikanët, por nuk ka detyrime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here