Komisioneri Publik e ankimoi, KPK zbardh arsyet pse e rikonfirmoi në detyrë prokurorin, Adnan Kosova

0
402

Komisioneri Publik ankimoi pak ditë më parë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova, duke kundërshtuar kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ta rikonfirmuar në detyrë. Por KPK ka zbardhur të gjitha arsyet se pse mori një vendim pozitiv për Kosovën. Gjatë seancës janë ngritur pikëpyetje për një apartament në Korçë, pronar i të cilit para disa vitesh ka qenë prokurori, por më pas i është shitur një personi tjetër. “Sipas ZVRPP-së Korçë, z. Adnan Ç. Kosova, ka qenë pronar në pasuritë e mëposhtme, të tjetërsuara në persona të tretë: apartament, me sipërfaqe 28.8 m2, ndodhur në qytetin e Korçës; apartament, me sipërfaqe 47.3 m2, ndodhur në qytetin e Korçës. Referuar kontratës së shitblerjes mes shitësit Adnand Kosova dhe blerësit E. K për shitjen e apartamentit me sipërfaqe 47.3 m2 dhe shtesës me sipërfaqe 28.8 m2 në qytetin e Korçës, për mospërputhjet mes çmimit të shitjes në kontratën e shitblerjes në vlerën prej 1.000.000 lekësh dhe çmimit të deklaruar, ju kërkuan sqarime subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendimin e KPK. Vendimit i është bashkëngjitur sqarimi i Adnan Kosovës për këto pasaktësi, shpjegime që kanë bindur trupën gjykuese se nuk ka asnjë problem.

“Në sqarimet e datës 18.09.2018, subjekti i rivlerësimit shpjegoi se në fund të vitit 1997 kishte aplikuar për të punuar në Tiranë dhe kishte rënë në marrëveshje me shtetasin E. K për ti shitur banesën në Korçë në vlerën 2, 5 milionë lekë, me kusht që një pjesë të lekëve t’ia jepte paraprakisht si kapar dhe pjesën tjetër kur të lironte banesën. Në vijim në sqarimet e tij të datës 27.09.2018, subjekti i rivlerësimit, mbas pyetjes së Komisionit mbi dokumentacionin ligjor provues për marrjen e shumës së kaparit prej 1.5 milionë lekësh në vitin 1998, deklaron se për marrjen e kësaj shume prej 1.5 milionë lekësh nga shtetasi Emiljano Kalemi ka pasur një deklaratë dore, të cilën nuk e disponon më”, vijon vendimi. Andan Kosova zotëron edhe 1.100.000 lekë cash, por sipas KPK ai ka patur burime të ligjshme dhe mundësi financiare për krijimin e kësaj gjendjeje. Sa i takon kriterit të figurës, KPK e konsideron prokurorin të përshtatshëm dhe të aftë për të vijuar detyrën. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here