Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e marshimit të protestuesve në shesh, ku puthuajse janë mbledhur nga e gjithë Shqipëria. Po nga ana tjetër kryeministri i Shqipërisë ditën e sotme ka zgjedhur të mbajë një fjalim të rëndësishëm në qytetin e Vlorës. Siç është raportuar edhe në media, administrata e Tiranës është urdhëruar për të qenë sot e pranishme në qytetin bregdetar, si kundërpërgjigje ndaj protestës së opozitës.
Mediat lokale në Vlorë raportojnë se kryeministri Rama do të prezantojë sot kandidatin socialist për bashkinë e Vlorës.
Ndërkohë, protestuesit në kryeqytet do të kërkojnë largimin e Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të realizojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.