Minutat e fundit nga protesta, Basha mesazh të koduar Ramës

0
308

Tashmë ka nisur grumbullimi i protestuesve në selinë PD dhe në selinë e LSI-së. Marshimi është parashikuar të nisë në orën 11:00. Ndërkohë dhjetëra autobusë dhe makina kanë sjellë protestues nga qytetet e tjera për t’iu bashkuar protestës së opozitës.

Policia ka blinduar kryeministrinë ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha tashmë ndodhet në zyrën e tij.

“Askush nuk mund të ndalojë protestën e qytetarëve.”, tha Basha.

Pyetjes se çfarë mesazhi keni për Ramën, Basha duke hyrë në selinë PD u shpreh: “Mesazhin Rama do ta marrë në shesh” .

Protesta nuk do të shtrihet vetëm përpara, por në të dy anët e tjera të kryeministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here