Google search engine
Home Aktualitet Statistikat e kulturës, Teatri Eksperimental më shumë shfaqje dhe spektatorë

Statistikat e kulturës, Teatri Eksperimental më shumë shfaqje dhe spektatorë

0
540

Numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e katërt të vitit 2018 është 346, duke shënuar një rritje me 3,3 përqind, në krahasim me tremujorin e katërt të 2017. Sipas të dhënave nga INSTAT në vitin 2018, numri i shfaqjeve/ekspozitave është 1.011, duke pasur një rritje me 21,7 përqind, në krahasim me 2017. Në tremujorin e katërt 2018 numri i spektatorëve është 69.565, duke pësuar ulje me 31,6  përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por numri i spektatorëve në vitin 2018 është 212.380, duke pasur ulje prej 2,0 përqind, krahasuar me 2017. Po sipas INSTAT pjesëmarrja mesatare në tremujorin e katërt 2018 është 201 spektatorë/vizitorë për shfaqje dhe ka pësuar ulje me 33,8 përqind, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Për vitin 2018 pjesëmarrja mesatare ka pësuar një ulje me 19,4 përqind, krahasuar me vitin e mëparshëm. Në tremujorin e katërt 2018, sipas INSTAT Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve, me 173 të tilla, duke shënuar rritje prej 31,1 përqind, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Sipas të dhënave dobët paraqitet Galeria Kombëtare e Arteve, që ka pasur numrin më të vogël të ekspozitave, me vetëm një të tillë, për tremujorin e katërt 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur kishte 7 ekspozita. Në vitin 2018, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, me 457 shfaqje, duke pasur rritje prej 42,8 përqind, krahasuar me periudhën e mëparshme. Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë renditet e dyta për numrin më të lartë të shfaqjeve/ekspozitave, me 243 të tilla të realizuara për vitin 2018, duke pasur një rritje prej 29,9 përqind, krahasuar me vitin 2017. Në tremujorin e katërt 2018, TKOBAP ka pasur 24.873 spektatorë/vizitorë, duke shënuar një rënie prej 11,2 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritjen më të lartë në përqindje për numrin e vizitorëve/spektatorëve, në tremujorin e katërt 2018 e ka shënuar Teatri Kombëtar Eksperimental me 14,4 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vitin 2018, Teatri Kombëtar Eksperimental ka pasur 65.989 spektatorëve/vizitorëve duke shënuar rritje prej 51,5 përqind krahasuar me vitin 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here