“T’i japim fund shtetit grabitqar”/ Basha thirrje studentëve: Ja pse duhet të na votoni ne

0
443

Gjatë një takimi me të rinjtë e Kavajës, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se nuk ka votuar ligjin për arsimin e lartë dhe sipas tij kjo forcë politike e ka kundërshtuar atë ligj. Sipas Bashës studentët që nuk kanë të ardhura dhe që vijnë nga familjet e varfëra do tu mundësohet arsim falas, transport falas dhe konvikte e libra falas. Sakaq ai i ftoi të gjithë të rinjtë e pranishëm por edhe shqiptarët në tërësi “që të ngrihen për ti dhënë fund një shteti grabitqar”, siç e cilësoi ai, dhe për të ndërtuar sipas tij, një shtet që nuk bën ligje për të vjedhur qytetarët, por për t’i shërbyer çdo qytetari. “Ne e kundërshtuam ligjin e arsimit në Parlament dhe po ju kujtoj se një nga premtimet e mija ka qenë anulimi i këtij ligji. Dhe me të ardhur në pushtet ne do ta anulojmë. Për shkak të taksave mbyllen 50 biznese në ditë. 50 kryefamiljarë që dalin në mes të rrugës. Këto taksa nuk përdoren për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Për të përmirësuar cilësinë e kopshteve, shkollave, apo për të siguruar një arsim cilësor universitar. Këto taksa në vend që të shkojnë për të lehtësuar kushtet tuaja dhe për të mundësuar një arsim cilësor, këto taksa vidhen dhe shpërdorohen nga tre apo katër duar që fitojnë PPP-të e famshme. Tani na thotë që me 1 korrik nuk do të ketë më PPP, normalisht se deri më 1 korrik nuk do ketë më lekë. Shqipëria do të jetë vjedhur për 15 vitet e ardhshme. Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar, dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale kundër këtij pushteti kriminal dhe veçanërisht për rininë ne do të përgatisim kushtet që ajo të marrë në dorë fatet e vendit. Pa investuar tek arsimi nuk mund të ecet përpara. Ne do të dyfishojmë buxhetin për arsimin e lartë. Studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta do ta kenë të paguar të gjithë tarifën e shkollës. Ata me të ardhra mujore meatare do të paguajnë gjysmën e tarifës.Jeni të gatshëm ta vazhdojë këtë zhvatje, këtë vjedhje? Këtë grabitje të taksave tuaja dhe prindërve tuaj? A jeni gati të ngriheni gjithësecili prej jush të bëjë detyrën e tij për të rikthyer, një kontratë sociale mes shqiptarëve. Një shtet që nuk bën ligje për të vjedhur qytetarët, por për t’i shërbyer çdo qytetari.Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar, dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale me të gjithë shqiptarët që duan atdheun e tyre, vendin e tyre!”, u shpreh Basha. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here