Duke filluar nga nesër, do të ndalohet prodhimi i kartëmonedhës 500 euroshe. Banka Qendrore njoftoi në faqen zyrtare: Duke filluar nga 27 janari 2019, 17 nga 19 bankat qendrore nuk do të lëshojnë më kartëmonedha me prerje 500 euro”Më tej, ajo thekson: Për të garantuar një tranzicion harmonik dhe për arsye logjistike, Banka Federale e Gjermanisë dhe Banka Kombëtare e Austrisë do të vazhdojnë të nxjerrin këtë prerje deri më 26 prill”Banka Qendrore Europiane kishte vendosur në maj 2016 të ndërpriste prodhimin e kësaj kartëmonedhe dhe kishte programuar ndërprerjen e lëshimit të tyre në fund të vitit 2018.








































