Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë me dije se numri i personave që kanë përdorur fishekzjarrë natën e ndërrimit të viteve ka qenë i limituar.
“Numri i personave që kanë përdorur fishekzjarrë ka qenë i limituar, për të mos thënë fare. Në Tiranë mbi 700 punonjës policie dhe në Shqipëri i kalon 2500 punonjës policie që sot kanë qenë me shërbim. Falenderoj punonjësit e policisë që kanë sakrifikuar nga familja dhe po kryejnë shërbimin për sigurimin e rend”, shprehet Veliu.
Kujtojmë se prej kohësh policia ka kryer kontrolle të shumta nëpër dyqane duke ndaluar shitjen e tyre.
Që prej plagosjes së efektives së policisë Ina Nuka nga kapsolla në protestën e banorëve të Astirit, u vendos moslejimi i shitjes se tyre në asnjë lloj aktiviteti.








































