Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas përdorimit të fjalëve të rëndë në Kuvend. Në një reagim në mediat sociale Basha tha se kërkon ndjesë qytetarëve për fjalorin e përdorur, duke shtuar se kjo erdhi pasi atij iu përmend vajza. “Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshem sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes”, shkruan Basha në Twitter.