Sonda dërgon nga Marsi pamje të kraterit të mbushur me akull

0
723

Krateri i emërtuar “Korolev” gjendet në pjesën e ulët veriore të Marsit dhe është i mbushur me akull gjatë tërë vitit. Kjo ndodh për shkak të një shtrese të izoluar të atmosferës marsiane që e mban ujin të ngrirë. Krateri është i gjerë 50 milje dhe përmban 530 kubikë milje të akullit, aq sa liqeni “Ariu i Madh” në veri të Kanadasë. Në pjesën qendrore të Kraterit akulli është i trashë më shumë se 1600 metra. Pamjet e marra nga “planeti i kuq” tregojnë se sipërfaqja rrethuese e kraterit është më e ngritur. Kur atmosfera e hollë marsiane kalon mbi krater, bllokohet aty dhe ftohet, duke formuar një shtresë që e parandalon shkrirjen e akullit. Fotografitë më të reja janë një kombinim i pesë pamjeve në formë të zgjatur, të cilat janë bërë nga sonda e quajtur “Mars Express”. Kjo sondë është pjesë e një projekti hulumtues të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, e cili kishte hyrë për herë të parë në orbitën e Marsit më 25 dhjetor të vitit 2003. Sonda e fotografoi kraterin “Korolev” me kamerën që ka një rezolucion të lartë dhe mund të kapë pamje të objekteve që janë vetëm dy metra të gjera. Hulumtimet e mëparshme dhe këto të fundit tregojnë se në Mars ka shtretër të vjetër të ujit. Sonda është emërtuar në bazë të Sergei Korolevit, i cili njihet si babai i teknologjisë sovjetike të Hapësirës, shkrhuan “The Guardian” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here