Qeveria merr vendimin, ja kategoritë e pensionistëve që do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit dhe si do ndahet çeku i bebes

0
786
Pensioniste, duke mbajtur rradhe per te terhequr parate e tyre ne sportelet e nje nga pikave te shperndarjes se pensioneve. Prej disa ditesh Posta Shqiptare eshte duke aplikuar nje nje procedure te re te sherbimit te pageses se pensioneve.

Qeveria ka vendosur të shpërblejë për festat e fundvitit të gjithë pensionistët në vend. Dje është marrë një vendim ku janë 5 kategori që do të marrin 5 mijë lekë të reja shpërblim. Tashmë është bërë traditë që për festat e fundvitit qeveria jep shpërblim me qëllim që të moshuarit të mbulojnë shpenzimet minimale për festat. Sipas vendimit të marrë nga qeveria, përfitues do të jenë pikësëpari të gjithë ata të moshuar që marrin nga pensioni i pleqërisë, te ai i invaliditetit. “Këshilli i Ministrave vendosi: Shpërblimin, në masën 5.000 lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme: Personat që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social”, thuhet në vendim. Por shpërblim do të ketë dhe për ata që marrin pension kooperative, apo siç quhet në gjuhën e përditshme, pension fshati. “Personat që marrin pension, sipas ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në vendim. Nuk do mbeten pa shpërblim dhe ata që kanë punuar në minierë. Sipas qeverisë përfitime do kenë dhe ata që kanë punuar në ndërmarrjet ushtarake. “Personat që marrin pension, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat qe marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, ‘Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake’”, thuhet në vendim.

Kategoritë e tjera

Në bazë të vendimit të qeverisë përfitime do të kenë dhe ushtarakët. Këtu përfshihen edhe ish-efektivët e policisë, agjentët e SHISH, policët e burgjeve, gardistët, zjarrfikësit dhe anëtarët e SHÇBA. Kategoria tjetër janë veteranët. Edhe ata që nuk marrin pension, do shpërblehen. “Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it… si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë””, thuhet aty. Sipas vendimit të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të pensionit deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Çeku i bebes

Një tjetër vendim të rëndësishëm që mori dje qeveria është ai i shpërblimit për nënat e reja. Ashtu siç kryeministri e deklaroi që muaj më parë se do rritet shpërblimi për nënat, dje është marrë vendimi që kjo shkojë të shkojë në 40 mijë lekë të reja. “Përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura dhe procedurën e dhënies së tij, si më poshtë vijon: Në masën 40 000 lekë për lindjen e fëmijës së parë; Në masën 80 000 lekë për lindjen e fëmijës së dytë; Në masën 120 000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim; Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 lekë për secilin fëmijë; Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 lekë për secilin fëmijë”, thuhet në vendim. Më tej bëhet e ditur se ndihmën e menjëhershme financiare, e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

Procedurat

Qeveria ka zbardhur dhe procedurat që duhet të ndiqen për të përfituar bonusin e bebes. Sipas vendimit, nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, kryen veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010. Pas regjistrimit kryhen verifikimet e nevojshme për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here