Studentët e Mjekësisë, të cilët bashkë me ata të Arkitekturës kanë qenë nismëtarë dhe qendra e protestës gjatë këtyre tetë ditëve, janë tërhequr për pak minuta nga demonstrata masive para Kuvendit. Mësohet se studentët e Mjekësisë kanë ndërmend një ‘lëvizje të re’. Ata do të kërkojnë një takim në orën 16.00 me dekanin e fakultetit dhe Rektorin e Universitetit për të denoncuar me emra pedagogët e korruptuar.