Rreth 60 protestues u arrestuan sot në protestën e Jelekëve të Verdhë në Bruksel të cilët u përleshën me policinë speciale dhe tashmë përballen me akuza zjarr-vënieje dhe trazira publike.
Protestuesit i kishin vënë zjarrin dy furgonëve dhe kishin goditur me gurë efektivët, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe pompa uji, ndaj protestuesve kundër rritjes së çmimeve dhe politikave qeveritare ndaj klasës punëtore.