Arrestohet autori që goditi me grushte dhe gurë shefin e OSHEE-së

0
611

Përgjegjësi i OSHE-së në qytetin e Përrenjasit është dhunuar fizikisht të martën nga një shtetas.

Policia njofton se është arrestuar autori, Artan Kokonozi për dhunën e ushtruar ndaj përgjegjësit të OSHEE-së, dega Prrenjas.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.K, 46 vjeç, banues në Prrenjas. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen nr 2 , Prrenjas, ka goditur për motive të dobëta përgjegjësin e OSHEE-së, dega Prrenjas, shtetasin R.K., 57 vjeç, banues në ‘Karriqi’, Prrenjas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal”, njoftoi policia lokale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here