Gazetari dhe moderatori i njohur, Edi Oga ka kapur gafën e bërë nga deputetja e Partisë socialiste Elisa Spiropali.
Deputetja ka publikuar foton e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë duke bërë shqiponjën pas mbledhjes së përbashkët.
Mirëpo ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e gazetarit është se Spiropali shkruan mbi foto se shkaba nuk është shpend grabitqar.
Një tjetër gafë e Spiropalit është se shqiponjën kombëtare e quan shkabë.
“Dy shtete, një shkabë”, shkruan Edi Oga krahas fotos së publikuar në profilin e tij në Facebook.
