Emision në ERTV, Anjeza Maja tregon si u bë pjesë e kanalit të Edi Ramës

0
533

Anjeza Maja është gazetarja, së cilës i është besuar rubrika më e re në ERTV “E zgjidha”. Në këtë rubrikë, ajo sjell histori të familjeve shqiptare, të cilët përçojnë shqetësimet e tyre në platformën e bashkëqeverisjes.

E ftuar në emisionin “Trokit” në “InTv”, ajo ka folur se si i erdhi ftesa nga këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga.

“Ishte një ftesë nga stafi, ishte bashkëbisedim mes kolegësh gazetarë, Endri Fugën. Isha në fazën kur isha larguar nga televizioni. Është një projekt ndryshe nga ajo që jam mësuar të bëj dhe ju vjen në ndihmë atyre personave që kanë një shqetësim në familje.

Janë me qindra histori dhe unë gjej një histori në javë për të. Nga bashkëbisedimi me stafin, përzgjedhim histori të vërteta, thjeshtë duhet të tregojmë se është bërë puna siç duhet, është zbatuar ligji”, shprehet Maja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here