SKANDAL/ Prokurorit të Tiranës i zbulohen kontakte me njerëz të përshirë në krim dhe pasuri të fshehura

0
383

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Shpëtim Kurti është njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë është përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare të vettingut.

Në seancën  dëgjimore me trupën gjykuese të përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia, ka rezultuar se Prokurori ka kontakte me njerëz të përshirë në krim si dhe ka bërë deklarim të pasaktë pasurie. Kurti ka fshehur pasurinë dhe sipas KPK është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën.

“Kurti dyshohet se ka tendencë të jetë pjesë e krimit. Ka kontakte të papërshtatshme në më shumë se një rast dhe Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) mund të vihet nën presionin e krimit”, ka thënë në seancën dëgjimore KPK.

Prokurori Shpëtim Kurti e ka filluar në karrierën në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ai më parë ka mbajtur postin e Zv.drejtuesit  të Prokurorisë së Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here