Rama ironi me qeverinë ‘Berisha’: Rrugët e këtyre si vithet e mia, kërcinjtë e Braçes dhe gjunjët e…

0
394

Kryeministri Edi Rama gjithë fjalimin e tij sot në seancë ia ka dedikuar ‘Unazës së Re’ e protestës së banorëve.

Rama e tha prerë dhe qartë se kush ka titull pronësie do të dëmshpërblehet, kush nuk e ka do të marrë bonus qeraje dhe kush ka ndërtuar ngrehina “të largohet sa më parë” se nuk do marrë gjë.

Ndërkaq, lidhur me vlerën 40 milionë euro që duhet për ndërtimin e një segmenti rrugor 2.2 km, Rama bëri një krahasim mes këtij standarti dhe atij të qeverisë Berisha.

“Rrugët e Shqipërisë, këto rrugët e Shqipëria po ndryshon…

Levan- Tepelenë, kategoria C, Levan- Vlorë, kategoria B, Tiranë – Elbasan, kategoria 2

Rruga Kombit, kategoria C, Rubik- Rrëshen Kategoria C, Kalimash- Morinë, kategoria C

Tani po marr vetëm një shëmbull: Thumanë- Kashar është një rrugë me gjatësi 21 km. Por ka një kosto e cila e përfshirë dhe mirëmbajtja, shkon 28 miliard por shikoni cfarë ka brenda.

Nuk janë 21 km me tegel teritali, ka 77 mbikalime dhe nënkalime, ka sistem drenimi, ka 12 ura me gjatësi 4 km, ka 3 nyje lidhëse, ka 34 rrugë sekondare, ka 100 mijë metra pilota, barriera akustike. Tani ca do të thotë kjo? Është zemra lidhëse e gjithë trafikut në Tiranë. Ne duam të bëjmë rrugë europiane ku njeriu ka rrugën e vet, makina ka rrugën e vet. Në rrugët që bënë këta je si në një korridor, me restorante, pishina, magazina, aty s’e merr vesh të pari të dytin dhe urdhëro aksidentet. Ne do ndërtojmë rrugë të shpejta e të sigurta

Këto rrugë janë si pantallona teritali, është njësoj si të marrësh vithet e mia, kërcinjtë e Erion Braces dhe gjunjët e, zgjidhen vetë se të kujt e t’i thuash dikujt tjetër vishe tani”, tha Rama ndërsa theksoi në fund:

“ Kush ka titull pronësie te Unaza e Re do dëmshpërblehet, kush s’ka titull pronësie do marrë 3 vjet bonus qeraje. Kush ka ngrehina, të largohet sa më shpejt që aty të mos na dalë përpara”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here