E rëndë/ Një police humb gishtat dhe një tjetër dëgjimin

    0
    544

    Një punonjëseje policie, kapsolla e hedhur nga protestuesit i ka prerë 4 gishtat e dorës.

    Është ky informacioni zyrtar që konfirmon policia e shtetit lidhur me gjendjen e efektivëve të plagosur në protestën e banorëve të Astirit ku morën pjesë edhe deputetë të PD e LSI.

    Bëhet fjalë për punonjësen e Shqiponjave, Ina Muka, 24 vjeçe.

    Policia bën me dije se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie. Mes tyre 2, në gjendje më të rëndë, efektivja që ka humbur gishtat dhe një tjetër që ka humbur dëgjimin .

    Skenën traumatike të efektives që humbi gishtat e kanë parë edhe gazetarët të cilët shprehen të tronditur.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here