Media serbe “Politika.rs” shkruan sot se “Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka ikur në Hungari përmes Tiranës. Sipas informacionit serb, ish kryeministri kaloi kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme.
Kjo media shkruan se “Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme gjatë natës dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Tiranë, dhe më pas është pranuar në ambasadën e Hungarisë për tu pajisur me dokumentat e nevojshme për të kaluar kufirin. Kompania “Malev” mëngjesin e të nesërmes ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest.
“Pasi ishte informuar nga njerëzit e tij se policia po përgatiste arrestimin, Gruevski ka kaluar kufirin maqedonas drejt Shqipërisë me një pasafortë false gjatë natës” shkruan politiko.rs. në shkrimin me titull: “Gruevski u arratis nga Shqiperia”
Ndërkohë pas disa informatave nga mediat hungareze, se ish-kryeministri i dënuar Gruevski hyri në Hungari me një pasaportë bullgare, Ministria Bullgare e Drejtësisë lëshoi një njoftim zyrtar.
Në deklaratën me shkrim thuhet: Nikola Gruevski nuk është shtetas i Bullgarisë dhe nuk ka paraqitur dokumente për të fituar shtetësinë bullgare. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lëshuar pasaportë për Gruevskin,” shkruajn nga Ministria e Drejtësisë së Bullgarisë në deklaratë.