Jeta brenda një fisi primitiv që jeton i ndarë tërësisht nga shoqëria civile është përcjellë me anë të një serie fotosh nga Indonezia.
Fiset e tantuarit të Mentawai jetojnë një mënyrë jetese gjysmë nomade prej gjahtarësh dhe grumbulluesish në mjediset bregdetare dhe pyjet e shiut të ishujve.
Njerëzit Mentawai, të karakterizuar nga spiritualiteti i tyre i lartë, tatuazhet, arti trupor dhe tendenca e tyre për të mprehur dhëmbët, kanë një popullsi prej rreth 64,000 dhe jetojnë 90 milje nga brigjet e Sumatrës Perëndimore.
Shtëpitë e tyre janë ndërtuar nga gërshetimi i shiritave të bambuve të cilët formojnë mure, ndërsa çatitë mbulohen me bar.
Boja e trupit në ishull është një lloj shfaqjeje e identitet dhe një reflektim personal ose komunal i marrëdhënies së njerëzve me natyrën, të quajtur arat subulungan.
Njerëzit të këtij fisi gjysmë-nomad vazhdojnë të gjuajnë peshk dhe kafshë me shigjeta të helmuara.