Është nga Korça, por jeton në Greqi bashkë me familjen. Bëhet fjalë për atleten më të mirë greke që është një vajzë shqiptare.
Është Eleni Xhengo, Kampione Bote në hedhjen e shtizës, titull që e ka fituar në muajin tetor.
Por kjo nuk është vetëm arritja e vetme e saj.
Sot ajo është shpallur edhe atletja më e mirë greke dhe Europaine.
Shqiptarja ja ka dalë ti mundë të gjithë sportistët grekë, duke dalë e para në votimin online.
Ajo ka marrë 3064 vota, duke dalë e para në sondazh.
Shpallja e shqiptares si atletja më e mirë greke, shihet si një përgjigje ndaj ekstremistëve.