Kuvendi sapo ka shkarkuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga detyra. Xhafaj shkarkohet me 75 vota pro dhe asnjë kundër.
Kuvendi ka miratuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj nga posti i ministrit te Brendshem, pas dorëheqjes së tij rreth 1 javë më parë. Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafës.