Hahn: Marrëveshja Maqedoni-Greqi i jep shtytje marrëveshjes Kosovë-Serbi

0
366
Komisari evropian për zgjerim Johannes Hahn, në një intervistë për “Die Welt” ka thënë se përfundimi i procedurave nga ana e Maqedonisë dhje Greqisë për jetësimin e Marrëveshjes së Prespës do t’i japë shtytje edhe arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hahn është i bindur se Marrëveshja e Prespës do të votohet në Greqi dhe thotë se kjo marrëveshje do të dërgojë sinjal të rëndësishëm në pajtimin e gjithë rajonit, mes tjerash edhe për zgjidhjen e kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Do të mund të kishte efekt dinamik mbi zgjidhjen e kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe t’i japë impuls procesit qasës të Ballkanit Perëndimor. Për vendet anëtare të BE-së qasja në BE ka kuptim vetëm nëse të gjashtë vendet mund të bashkëngjiten dhe zgjidhja në IRJM e bën këtë skenar më të besueshëm, deklaroi Hahn, duke shtuar se me përparimin e Maqedonisë po krijohet një atmosferë e “garës pozitive”.
Ai në intervistë edhe një herë e përshëndeti votimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.
“I falënderoj të gjithë deputetët që e plotësuan përgjegjësinë dhe i vunë interesat e shtetit para atyre partiake. Kjo posaçërisht vlen për deputetët e opozitës që votuan kundër vijës partiake dhe që mbajnë pasoja për këtë, respektivisht u përjashtuan nga partia, deklaroi Hahn.
Sipas komisarit evropian për zgjerim, viti 2025 është datë realiste për pranimin e anëtareve të reja, por vetëm nëse plotësohen kriteret.
“Data 2025 është indikative, por nëse intensifikohet implementimi i reformave ajo është mjaft realiste. Mirëpo, të gjitha kriteret për anëtarësim duhet të plotësohen paraprakisht, nuk ka rrugë të shkurtër. Motoja është “cilësi para shpejtësisë”, thotë Hahn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here