Presidenti Ilir Meta ka zyrtarizuar sot kandidaten e tij, për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Ajo është ish-gjyqtarja Vitore Tusha.
Emri i saj tashmë do të kalojë në Parlament, i cili ka të drejtën ta emërojë apo jo, kandidaten e propozuar nga Meta.
Kryetari i KLSH-së duhet të plotësojë disa kritere.
Dhe një prej kritereve të rëndësishme, duket se kandidatja e Metës nuk e plotëson.
Bëhet fjalë për pikën b, të nenit 20, që thotë se kryetari i KLSH-së duhet të ketë përvojë profesionale në çështje financiare.
Tusha nuk e plotëson një kriter të tillë, pasi ka qenë gjyqtare.
Puna kryesore e KLSH-së, është të zbulojë shkeljet financiare të institucioneve shtetërore, dhe kjo mungesë e zonjës Tusha, është një minus i madh.