Google search engine
Home Sociale Situatë dramatike në Shqipëri! Gjykatat ndajnë 22 çifte në ditë dhe këto...

Situatë dramatike në Shqipëri! Gjykatat ndajnë 22 çifte në ditë dhe këto janë arsyet që divorcet po rriten

0
613

Numri i martesave gjatë dekadës së fundit ka patur shumë luhatje. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në vitin 2010 janë regjistruar 25,500 martesa. Në vitet në vazhdim numri i tyre është në nivelin rreth 22 mijë martesa në vit. Ndërsa në vitin 2018, deri në muajin Shtator janë regjistruar vetëm 16 mijë e 848 martesa.

Por në një kohë që martesat vijnë në ulje, numri i divorceve po rritet në mënyrë të frikshme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, viti 2017 mban rekord për çështjes e zgjidhjes së martesës, ku janë regjistruar 7,956 divorce.

Pra gjatë një dite, në të gjitha gjykatat e vendit merret vendimi për ndarjen e 22 çifteve. Krahasuar me shifrën e divorceve në 2013, rezultojnë 1,244 divorce më tepër. Ndërsa në harkun kohor të dhjetë viteve kemi një rritje me 1,847 zgjidhje martese. Po ashtu, koeficienti i numrit të divorceve për 100 martesa ka ardhur në rritje, pasi nga 14,8 divorce për 100 martesa në 2007,  në 25 në 2017.

Kryeqyteti vazhdon të kryesojë listën e numrit të divorceve, madje ky trend është në rritje. Pasi vetëm në vetëm në kryeqytet gjatë 9 muajve të fundit kanë kërkuar zgjidhjen e martesës 1687 persona, 110 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Këto fenomene, për psikologët janë të lidhura më disa faktorë. Rënia e numrit të martesave lidhet më së shumti me emigrimin, pasi të rinjtë çdo ditë e më shumë po ikin nga Shqipëria, por edhe me pasigurinë ekonomike.

Ndërsa rritja e numrit të divorceve sipas Dragotit ka të bëj më shumë me kërkesën e partnerëve, sidomos femrave për të qenë të lira.  Pasojat negative të rritjes së numrit të divorceve në shoqëri janë të shumta, sidomos te fëmijët e prindërve të ndarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here