Pas dorëheqjes së Ervin Demos, në vend të tij është emëruar Taulant Muka në postin e zëvendës-ministrit të Arsimit. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv.
Muka u shpreh për gazetarin Andi Kapexhiun se arsyeja që ndërmori përsipër postin që gëzon tani, është dëshira që ka për të sjellë një arsim cilësor në vend, pasi situata aktuale sipas tij paraqitet me dekanë dhe rektorë me plagjiaturë.
“Erdha në këtë pozicion pas një karriere të konsoliduar. Kam qenë opozitar sa i takon kërkesave për të pasur një arsim më cilësor. Dy javë më parë kam qenë në një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe me akademikë me vlerë, e aty kam propozuar për të rishikuar titujt akademikë në vend”, tha Muka, duke shtuar se pjesëmarrja e tij në sferën akademike ka ardhur edhe si rrjedhojë e ftesës që ka marrë nga kryeministri Edi Rama.