Nisin përplasjet në televizion, 2 moderatorët shqiptarë nuk flasin me njëri-tjetrin?

0
449

Edhe në botën e televizionit kanë nisur konfliktet mes kolegësh.

Nevina Shtylla dhe Eni Shehu duket se i kanë prishur marrëdhëniet mes tyre.

“Prive.al”raporton se dy moderatorët, të cilët bashkë kanë qenë për një sezon të plotë në programin ‘Jo vetëm modë’, kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin.

Një shkas për këtë debat kuptohet disi edhe në emisionin me Dojna Memën kur Nevina pyetet pse nuk e ndjek në rrjetet sociale ish-kolegun.

“Ma ka bërë bllok”, shprehet Shtylla duke buzëqeshur.

Nuk e dimë nëse ky konflikt ka ndodhur pas largimit të moderatores, e cila këtë sezon kaloi në televizionin “Top Channel” duke moderuar ‘Procesi Sportiv’ krah Edi Manushit.

Gjithsesi presim që moderatorët të sqarojnë situatën njëherë e mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here