Artan Hoxha plas ‘bombën’: Ja cila është prova që dorëzoi sot në Prokurori, Saimir Tahiri

0
555

Lidhur me deklaratat e Saimir Tahirit pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i cili para mediave tha se ka paraqitur një provë decisive në lidhje me çështjen për të cilën po hetohet, ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

I ftuar në Report TV, Hoxha tha se Tahiri sot në prokurori ka dorëzuar sipas tij një vendim të gjykatës në Itali, i cili e shpall të pafajshëm Saimir Tahirin, në lidhje me akuzat për lidhje me grupin e Habilajve.

“Ajo që paraqiti ish-ministri është një vendim i Gjykatës së Katanias, i cili e shpall Tahirin të pafjashëm nga të gjitha akuzat për lidhje me grupin e Habiljave”, tha gazetari Hoxha.

Ndërsa më tej, ai shtoi se kjo nuk do të thotë se hetimet nga prokuroria shqiptare do të ndërpriten.

Kjo nuk do të thotë se hetimet nga prokuroria shqiptare do të ndërpriten. Ne do të shohim cili do jëtë fundi i hetimeve, rezultati i të cilave do të duket në gjykatë, por pa dyshim që ky është një element në favor të Tahirit”, deklaroi Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here