Një aksion blic gjatë natës që lamë pas ka bërë që të vihen në pranga 13 persona.
Policia njofton se shpejtësia tej normave të lejuara, gara të rrezikshme në rrugë si dhe alkool gjatë drejtimit të automjetit, janë disa prej shkeljeve të konstatuara gjatë kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e djeshme.
Në faqen e policisë në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se janë arrestuar në kushtet e flagrancës 13 persona, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për korrupsion aktiv, ndërsa janë pezulluar edhe një numër i madh leje drejtimi për automjetet.
Postimi i plotë i policisë
Shpejtesia mbi normat e lejuara qe varionte deri ne 190 km/h, Gara te rrezikshme ne rruge dhe Alkool gjate drejtimit te automjetit qe varionte deri ne 1.14 mg/l, ishin shkeljet te cilat “zbehen” argetimin edhe kete fundjave.
Per shkak te rrezikshmerise qe paraqesin, keto shkelje ishin ne —-♀– Policise Rrugore te Tiranes, pergjate oreve te vona te se Premtes deri ne oret e para te mengjesit te se Shtunes, si dhe gjate oreve te mbremjes se djeshme e deri ne oren 05.00 te mengjezit te sotem.
Nga kontrollet e alternuara si ne zonat urbane dhe ato interurbane te Kryeqytetit jane konstatuar dhe –✍:
Arrestuar ne kushtet e flagrances 13 persona, nga te cilet 12 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 1 per korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.
Pezulluar 34 leje drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.
Pezulluar 32 leje drejtimi per shpejtesi mbi normat e lejuara.
Proceduar administrativisht 10 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara dhe gara ne shpejtesi.
21 drejtues mjetesh te papajisur me siguracionin e detyrueshem.
Si dhe 94 drejtues mjetesh per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.
Siguria ne rruge, mbetet sfida jone, bashkohu edhe ti me ne, mos drejto mjetin nen efektin e alkoolit, respekto kufizimet e shpejtesise dhe rregullat e qarkullimit.