“Shfryhet” Babalja. Ja si ra akuza e trafikut të drogës për Agron Xhafajn

0
367

Prokuroria e Krimeve te Rënda shpalli moskompetencën për çështjen “Babale”. Dy prokurorët Gent Osmani dhe Përparim Kulluri kanë dorëzuar të gjitha materialet në Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vijojë hetimet për kallëzim të rremë.Burime nga Krimet e Rënda bënë të ditur për Vizion Plus se pas hetimeve intensive të nisura pas publikimit të audiopërgjimit të Albert Veliut në Vlorë, nuk u gjetën prova për trafikun e narkotikëve.Me audiopërgjimin e publikuar nga PD, kjo parti akuzon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se vijonte trafikun e drogës drejt Italisë.

Aktualisht Fredi Alizoti, i cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Albert Alliun të njohur si Babalja është në masë sigurie arrest me burg. ndërkohë gazetari Jetmir Olldashi është në masën e sigurië detyrim me paraqitje.

Masa e arrestit me burg në mungesë është lënë dhe për Albert Veliun të njohur dhe si Babalja. Ky i fundit ndodhet në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here