Sipas një kabllogrami të ambasadës së SHBA, e cila raportonte në DASH, Enkelejd Alibeaj ka qenë pjesë e një skeme për të liruar të burgosur burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje.
Për Alibeajn dhe të ndjerin Olldashi, kabllogrami thotë:
“…Rrethanat lidhin Olldashin dhe F.K. në Fier me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje…”
Këto janë faktet e gjetura nga SHBA. Ndërkohë, Basha i cili në 2009 kur ishte kandidat për deputet në Elbasan dhe ministër i Jashtëm, sipas kabllogrameve të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka ndërhyrë për lirimin e një krimineli nga burgu, në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.
Në kabllogram shkruhet saktësisht: “..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”
Kabllogrami amerikan i 13 gushtit 2009:
Kabllogrami në fjalë ka titullin “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar” dhe mban datën13 gusht 2009.
Është firmosur nga ish-ambasadori Uidhers dhe marrësi është Departamenti i Shtetit Amerikan. Statusi i kabllogramit është “material i klasifikuar” dhe ndër të tjera shkruan: