Komiteti i të drejtave të njeriut në OKB tha sot se masa e ndalimi të veshjes së plotë islamike nga Franca është shkelje e të drejtave të njeriut dhe i ka kërkuar modifikim të legjislacionit.
Paneli i OKB i ka dhënë Parisit 180 ditë kohë për të raportuar ndryshimet e bëra. Kërkesa nuk është ligjërisht detyruese por mund të influencojë gjykatat e vendit.
“Në veçanti Komiteti nuk ishte i bindur nga argumentimi i Francës së nikabi ose vello e plotë myslimane bie ndesh me kërkesat e sigurisë apo të jetesës së përbashkët në shoqëri”, thuhej në dokument.
Paneli i 18 ekspertëve të pavarur mbikëqyr zbatimin e Konventës së të Drejtave Civile dhe Politike, që bazohet në “vullnetin e mirë” të vendeve anëtare për ta zbatuar.