“Mbyllen 7900 vende pune”, Ahmetaj: Ja se si do të veprohet me ata që do të ngelen të papunë pas mbylljes së basteve

0
574

Komisioni i Ekonomisë po diskuton projekt ligjin për lojërat e fatit. Gjatë fjalës së tij, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se personat që mbeten pa punë nga mbyllja e basteve do punësohen përmes zgjerimit të ekonomisë.

Ndërkohë kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Brace u shpreh se operatorët e basteve kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe janë ndërgjegjësuar tani.

Evis Kushi: Mbyllen 7900 vende pune me mbylljen e lojërave të fatit. Pra kemi një plan për këta njerëz. A ka një plan të strukturuar për këta njerëz apo ata do shkojnë thjesht tek zyra e punës.

Arben Ahmetaj: Nga 40 kompani bastesh që ishin, sot janë vetëm 20 të cilat paguajnë më shumë. Disa kompani po bëjnë reklamë kundër ligjit. Disa kompanive u kemi hequr licencën. Dy fushata trajnimi për ata që mbeten papunë. Ka shumë programe punësim dhe sociale, por një pjesë e mirë e të punësuarve në këtë sektor do gjejnë punë me zgjerimin e ekonomisë.  Po behët zgjerim ekonomik në disa sektorë.

Erjon Brace: Lojërat e fatit sollën shumë probleme sociale. Operatorët e basteve kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe janë ndërgjegjësuar tani. Ligji thjesht zbatohet. Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do përballet me të. Është shfrytëzuar varësia nga lojërat e fatit. Amendamentet që miratojmë sot i japin fund aktiviteteve të lojërave të fatit. Në vendet e zhvilluara bstet janë monopol i shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here