Artan Hoxha është shprehur se të gjithë politikanët kanë futur duart tek Balili. Ndër të tjera gazetari ka thënë se nëse hapet serveri i biznesit të Balilajve, do të ketë një spektakël të madh.
“Tek Ballili të gjithë kanë futur duart. Në rast se server i një biznesi që kanë patur Balilët ka punuar dhe nëse ai do të hapet ndonjëherë, ajo do të jetë spektakli më i madh. PD, PS, LSI, edhe ata që shesin moral më shumë se të tjerë, aty të gjithë janë të përfshirë. Në momentin që inaugurohet biznesi i tyre aty janë të gjithë politikanët”, tha Hoxha.