Reali mendon shkarkimin e Lopeteguit, nis bisedimet me Antonio Konten

0
526

Reali i Madridit nuk e njeh fitoren prej disa ndeshjesh. Forma e dobët e grupit, mungesa e golave dhe natyrisht mungesa e pikëve, kla sjellë shqetësim në të gjithë kampin madrilen dhe shigjetat janë drejtuar tek trajneri Julen Lopetegui, i cili ndihet i rrezikuar. Nëse kjo situatë do të vijojë edhe për dy pse tri ndeshje, atëherë shkarkimi i tij është i pashmangshëm dhe me siguri që klubi i Realit deri atëherë do ta ketë gjetur edhe zëvendësuesin e tij.

Lopetegui erdhi me bujë të madhe në krye të Realit, sidomos pas faktit që ai u shkarkua nga drejtimi i kombëtares spanjolle vetëm dy ditë para se të fillonte Botërori i Rusisë dhe shkak ishte pikërisht parakontrata që ai bëri me Realin e Madridit. Federata spanjolle e shkarkoi atë për çështje morale, sepse kishte nënshkruar një kontratë duke qenë në aktivitet dhe nën kontratë me një skuadër tjetër. E megjithatë Lopetegui u bë pje4së e Realit dhe erdhi me pompozitet në krye të “galaktikëve”. Por largimi i Zidanit dhe Ronaldos sollën rënien e përgjithshme. Ekipi nuk ka rezultate dhe hija e Antonio Kontes po “rrotullohet” rreth pankinës së klubit madrilen. Pra, Julen Lopetegui i ka ditët e numëruara te Reali i Madridit. Emërimi i trajnerit spanjoll në krye të “Los Blancos”, par dorëheqjes së Zinedine Zidane, nuk ka patur impaktin e pritshëm në klubin mbretëror. Në tri ndeshjet e fundit Reali ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një barazim, rezultate që e kanë venë trajnerin në qendër të kritikave. Drejtuesit e Realit, në këto kushte kanë nisur të mendojnë për zëvendësimin e Lopeteguit, edhe pse 52-vjeçari ka mundësi ta rikuperojë mbështetjen nëse fiton ndeshet e radhës, veçanërisht El Clasicon me Barcelonën. Mediat italiane, më konkretisht, “Corriere dello Sport”, ka zbuluar se këtë të hënë drejtuesit e Realit kanë nisur kontaktet me Antonio Konten, i cili është pa punë që pas largimit nga Çelsi.

Në fakt, italiani u përfol edhe gjatë ditëve të para të qershorit se mund të merrte vendin e lënë bosh nga Zidane, por në atë kohë ai ishte i lidhur me Çelsin dhe nuk pranoi të dorëhiqej, duke pretenduar një dëmshpërblim të majme nga presidenti i bluve të Londrës, Roman Abramoviç. Kontes nuk i pëlqen të qëndrojë për një kohë të gjatë pushim, kështu që në rast se shkarkohet Lopetegui, do të jetë i gatshëm për të nisur punën te klubi më i rëndësishëm në botë. Theksojmë se Konte është një prej teknikëve më të mirë italianë dhe në Europë. Ai ka drejtuar me sukses Juventusin, kombëtaren italiane si dhe Çelsin. Edhe pse ndjek një strategji kryesisht mbrojtëse, Konte është prej atyre teknikëve që ka skema perfekte taktike për skuadra me cilësi të veçanta dhe kjo ndoshta e ka bërë presidentin Florentino Perez ta mendojë afrimin e tij në vend të Lopeteguit.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here