“Nëse nuk nxitojmë…”, Majlinda Bregu thirrje të forta grave nga Beogradi

0
376

Ish-ministrja e Integrimit dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majdlinda Bregu në një postim në rrjetet sociale shkruan se për të fuqizuar ekonominë, sekreti qëndron tek punësimi i femrave.

“Nëse nuk nxitojmë për të zhvilluar programe konkrete që përshtasin gratë me kërkesat e sotme të tregut, dixhitalizim, ide e mbështetje për start up, mbështetje ligjore për të drejtën e pronës, kontratat, ndarjen e pasurisë etj, flasim kot për fuqizim dhe për rritje ekonomike”,-shkruan Bregu.
Postimi i plotë i Bregut:
Nuk di rruge tjeter se si mund te fuqizohen grate pervecse permes punesimit.
60% e grave ne Ballkanin Perendimor sot jane jashte tregut te punes.
2 ne 5 gra me nje diplome jane te papuna. Ne gjuhen e Bankes Boterore cdo vit humbasim 18% te PBB te rajonit( ose 3 here krejt PBB e Shqiperise) nga mos shfrytezimi i ketij kapitalit njerezor.
Koha ka ardhur( edhe kaluar madje) qe politikat dhe reformat te orientuara ne aftesi dhe jo gjini te jene te qarta e konkrete.
Koha flet gjuhen e zotesise dhe jo te diplomave.
Nese duam te fuqizojme, ekonomine, duhet te punesojme grate.Me shume gra ne tregun e punes do te thote me shume te ardhura per te gjithe.
Nese nuk nxitojme per te zhvilluar programe konkrete qe pershtasin grate me kerkesat e sotme te tregut, dixhitalizim, ide e mbeshtetje per start up, mbeshtetje ligjore per te drejten e prones, kontratat, ndarjen e pasurise etj, flasim kot per fuqizim dhe per rritje ekonomike.
Nese ne fund te nje viti nuk masim dot sa gra me shume se nje vit me pare ndjehen me te sigurta ekonomikisht, kane gjetur nje pune apo kane nisur nje biznes sado i vogel, -i kemi mbyllur gojen vetes per te folur per mundesi te barabarta.
Nese nuk jemi ne gjendje te nxisim zhvillim konkret, nuk kemi lene vetem grate e papuna te varfera, por kemi gjymtuar edhe besimin se me shume gra ne vendimarrje e politike bejne ndryshimin.
Ne Forumin e Sigurise te Beogradit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here