“Greqia financon portale shqiptare”. Mustafaj thirrje qeverisë: Të nisin hetimet!

0
375

Ish ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias si dhe efektet që ka dorëheqja e tij në marrëveshjen e emrit me Maqedoninë si dhe në marrëveshjen për detin me Shqipërinë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Mustafaj tha se nuk dihet koncepti i Kotzias dhe kryeministrit Tsipras në marrëveshjen e Prespës.

“Gjërat duhet të vazhdojnë, por nuk dimë deri ku është koncepti i Kotzias dhe kryeministrit në marrëveshjen e Prespës. Gjendja në Maqedoni për emrin nuk është në kushtet e favorshme për shkak të numrit të ulët të votuesve në referendum. Po ashtu nuk dimë as përmbajtjen e  marrëveshjes me Shqipërinë për detin. Ne nuk dimë konceptin e Kotzias. Ministri i Mbrojtjes ka akuzuar Kotzias se me fondet sekrete ka financuar 1 mln euro për disa portale në Shqipëri.”- tha ai.

Mustafaj tha se duhet një hetim kompleks në Shqipëri lidhur me lajmet dhe akuzat në Greqi se Ministria e jashtme greke financonte me fonde sekrete media dhe gazetarë në Shqipëri për të siguruar publikime pozitive rreth Greqisë.

“Kjo është e rëndë, pasi cenohet pavarësia e mediave në Shqipëri dhe ndërhyrje e rëndë në jetën demokratike. Heshtja e ministrit të jashtëm shqiptar është e rëndë. Duhet të ketë një hetim kompleks lidhur me akuzat për financimin e mediave nga fondi sekret i ministrisë së jashtme greke në Shqipëri sepse kjo ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Duhet të ketë një hetim nga prokuroria dhe duhet qëndrim nga qeveria”- tha Mustafaj.

Ish ministri u shpreh se nuk mendon se Nikos Kotzias ka lidhje me Soros sic pretendohet.

“Nuk u besoj këtyre se janë pjesë e një paranoje ballkanike. Nuk besoj se Soros është kundër demokracisë. Ai është njeri i pushtetit që nuk e do vetë pushtetin, por përmes miqve të tij. Më duken të tepruara këto akuzat për Soros. E djathta ekstreme greke është kundër marrëveshjes me Greqinë dhe referendumi i dobët në Maqedoni për emrin duket se i ka dhënë zemër atyre”- tha Besnik Mustafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here