Mbeti i plagosur nga masakra në ish-Bllok, tjetër lëvizje për Ervis Martinaj

0
472

I plagosuri i masakrës në ish-Bllok, Ervis Martinaj, nga spitali i burgut, është dërguar në burgun 302 në kryeqytet.

Pas transferimit nga spitali privat në kryeqytet ku dhe po kurohej, ai ka qëndruar vetëm një ditë në spitalin e burgut, për tu dërguar më tej në qeli.

Megjithatë ai vijon të mjekohet në qeli, ku do të qëndrojë deri sa të mbushet afati prej 30 ditësh paraburgim, të vendosur nga Gjykata e Tiranës, ndërsa në vijim pritet të shihet se si do të veprohet me hetimet ndaj tij.

Edhe në burg, ai vijon të vizitohet nga mjekët e spitalit privat ku u kurua pas plagosjes, të cilët vijojnë ta asistojnë.

Biznesmeni i lojërave të fatit, është  një nga të plagosurit e masakrës së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here