KPK zbardh vendimin për prokurorin Arben Nela: U shkarkua për shkak të problemeve me pasurinë

0
482

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi ditën e djeshme vendimin e shkarkimit për ish-prokurorin e Tiranës, Arben Nela. Nga hetimet e kryera nga ana e komisionerëve të vetingut ka rezultuar se Arben Nela ka probleme me justifikimin e pasurisë. “Komisioni

konkludon se: Subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë, duke bërë deklarim të rremë, duke fshehur për të gjitha pasuritë burimin e vërtetë të krijimit të këtyre pasurive, duke bërë deklarim jo të saktë dhe në përputhje me ligjin dhe, për rrjedhojë, rezulton se ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare për të justifikuar pasuritë.

Subjekti i rivlerësimit nuk ka shpjeguar në mënyrë të besueshme origjinën e ligjshme të

pasurive të përmendura në këtë vendim. Subjekti i rivlerësimit ka fshehur dhe evidentuar në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose përdorim të tij”, thuhet në vendimin e KPK. Arben Nela zotëron një apartament në Tiranë, por KPK ka argumentuar se është i pamjaftueshëm deklarimi nga ana e prokurorit për vlerën e blerjes së këtij apartamenti. “Nga hetimi administrativ rezultoi e provuar se pagesat për këtë apartament janë kryer me bankë, konkretisht pranë “Credins Bank”, ku i janë bashkëlidhur dhe 4 mandate bankare që janë kryer pagesat pranë “Credins Bank”.

Nuk u provua nga ana e subjektit të rivlerësimit se ishte përfaqësuesi i shoqërisë që kreu pagesat në bankë. Pretendimi se është shoqëria që ka paguar shumën prej 22.000 eurosh më datë 23.12.2004 në bankë, ndërkohë që personi i lidhur/ znj. B. N ka paguar cash më datë 19.01.2004 shumën prej 8335 eurosh, është kontradiktor nga ana e subjektit të rivlerësimit. Deklarim i pamjaftueshëm/i rremë në lidhje me kohën e pagimit dhe vlerën respektive të kësteve. Subjekti i rivlerësimit ka fshehur dhe ka paraqitur në mënyrë të pasaktë kohën dhe vlerën e paguar në deklaratën “Veting” 2017”, sqaron KPK. Arben Nela kishte parregullsi edhe me disa pasuri të tjera, duke shkuar kështu drejt shkarkimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here