Ligji i ri, “mbi pension” për pensionistët që punojnë, ndryshon llogaritja e kontributeve për pensionet e fshatit

0
743

Ligji për kontributet shoqërore do të ndryshojë së shpejti. Ministria e Financave ka përgatitur draftin, ku parashikohet të ndryshojë skema e kontributeve për pensionet e fshatit si dhe të vendoset një mbi pension për pensionistët që punojnë, dhe për këtë derdhin kontribute.

Skema e re për pensionet e fshatit

Siç thuhet në relacion, ndryshimet që propozohen të bëhen në këtë ligj diktohen nga një varg rrethanash e problematikash, të cilat janë konstatuar pas hyrjes në fuqi të reformës së 2014, ku u përcaktua që masa e kontributit të të vetëpunësuarve në bujqësi do të rritej çdo vit derisa në vitin 2018 të barazohej me kontributin e paguar nga i vetëpunësuari në zonën urbane. Për shkak të shumë arsyeve, ku më kryesorja është interesi shumë i ulët i bujqve për të paguar, në vitet e fundit nuk është bërë rritja e masës së kontributit duke “e ngrirë” atë në një nivel prej 38.400 lekë për zonat fushore dhe 29.400 lekë për zonat malore.

Një i vetëpunësuar në qytet paguan aktualisht 66.240 lekë në vit kontribut. Për të vetëpunësuarin në bujqësi diferencën e paguan buxheti i shtetit dhe për efekt pensioni këto periudha konsiderohen të barabarta për të dy kategoritë. Subvencioni i lartë për kontributet nga buxheti i shtetit për bujqit, pjesëmarrja e ulët edhe për shkak të masës së lartë të kontributit nëse do rritej, produktivitetit të ekonomive fshatare shpesh me sipërfaqe toke të vogla dhe jo efiçiente, mungesa e iniciativave për pjesëmarrje, pamundësia për t’i detyruar të paguajnë, por lënia praktikisht mbi baza vullnetare për të kontribuar janë shkaqet që kanë detyruar qeverinë të rishohë skemën.

Kështu, është menduar ngrirja e masës së Ndërkohë, duke pasur parasysh se pensioni mujor sidomos pensioni minimal është në kushtet e mjaftueshmërisë së plotësimit të kërkesave jetësore, me një dispozitë të veçantë, është miratuar lejimi i tërheqjes së pensionit të pleqërisë kur personi është i punësuar apo vetëpunësuar me kusht që ai të paguajë kontribute. Deri më sot, kontributet e paguara nuk kanë rivlerësuar masën e pensionit të përfituesit, por kanë shkuar si solidaritet, ndërkohë që gjithmonë ka pasur kërkesa që nëse kontributet e derdhura nuk shkojnë në rritjen e masës së pensionit, atëherë kjo kategori të përjashtohet nga derdhja e kontributit.

Duke analizuar këto propozime, por edhe duke vlerësuar se çdo përjashtim nga pagesa e kontributeve mund të krijojë probleme në tregun e punës dhe në administrimin fiskal, me projektin që paraqitet për shqyrtim vendoset që për çdo vit që pensionisti që punon të marrë një shtesë mbi pension e caktuar prej 2.4 % në vit. kontributit sa është aktualisht, caktimi i një page minimale për bujqit që i përgjigjet kësaj mase kontributi dhe ruajtja e të gjitha kritereve dhe parametrave të formulës që është në fuqi. Për të shmangur diskriminimin midis të vetëpunësuarve propozohet që të vetëpunësuarit në bujqësi kanë detyrimin të paguajnë kontributet e llogaritura mbi pagën minimale për ta, por kanë mundësinë që mund të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi (që paguajnë të vetëpunësuarit urbanë).

Mbi pensioni

Në projektligjin që është paraqitur për konsultim, ndër të tjera është parashikuar edhe vendosja e një mbi pensioni për të gjithë pensionistët që ndërkohë që marrin këstet mujore të pensionit të pleqërisë, edhe punojnë dhe paguajnë kontribute. Në ligjin aktual përcaktohet se këstet mujore të përfitimit ndërpriten kur personi përfitues zhvillon veprimtari ekonomike si i punësuar apo vetëpunësuar.

Ndërkohë, duke pasur parasysh se pensioni mujor sidomos pensioni minimal është në kushtet e mjaftueshmërisë së plotësimit të kërkesave jetësore, me një dispozitë të veçantë, është miratuar lejimi i tërheqjes së pensionit të pleqërisë kur personi është i punësuar apo vetëpunësuar me kusht që ai të paguajë kontribute. Deri më sot, kontributet e paguara nuk kanë rivlerësuar masën e pensionit të përfituesit, por kanë shkuar si solidaritet, ndërkohë që gjithmonë ka pasur kërkesa që nëse kontributet e derdhura nuk shkojnë në rritjen e masës së pensionit, atëherë kjo kategori të përjashtohet nga derdhja e kontributit. Duke analizuar këto propozime, por edhe duke vlerësuar se çdo përjashtim nga pagesa e kontributeve mund të krijojë probleme në tregun e punës dhe në administrimin fiskal, me projektin që paraqitet për shqyrtim vendoset që për çdo vit që pensionisti që punon të marrë një shtesë mbi pension e caktuar prej 2.4 % në vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here