Dollari rritet, eoro bie

0
510

Dollari amerikan avancoi mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.2 për qind dhe u këmbye me 113.96 dollarë amerikanë për jen.

Monedha e përbashëkt shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan, dhe u këmbye me 1.1608 euro për dollarë amerikanë. Euroja humbi rreth 1.2 për qind kundrejt dollarit gjatë javës së kaluar, duke u larguar shumë kështu nga niveli i saj i lartë prej 1.18155 euro për dollarë amerikanë.

Dollari kanadez avancoi me më shumë se 0.5 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2814 dollarë kanadezë për dollarë amerikanë.

Pesoja meksikane gjithashtu shënoi një rritje mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.6 për qind dhe u këmbye me 18.54 peso meksikane për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i lartë që prej fillimit të muajit gusht të këtij viti.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit u rrit me më pak se 0.05 për qind, duke shkuar kështu në nivelin e tij më të lartë në këto dy javët e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here