Vuçiç urdhëron ushtrinë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë

0
466

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pasi pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë shkuar në pjesën veriore të Kosovës.

Reagimi i Vuçiçit vjen pasi Policia e Kosovës ka kryer një operacion kontrolli në Qendrën Sportive dhe Humanitare atje.

Sipas mediave serbe, rreth 60-të operatorë të Policisë kanë kontrolluar këtë qendër.

Nga zyra e Presidentit serb njoftohet se Vuçiç ka dhënë urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë, “pasi Njësitet Speciale kanë kryer ndërhyrje në veri të Kosovës”.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha sot se e ka urdhëruar drejtorin e policisë serbe që të gjitha njësitet speciale të policisë të jenë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë, pas raportimeve të mediave serbe se forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë hyrë në veri.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj